E Diel, 1 Nëntor 2026

Mastera dhe doktoratura, Tafaj: Projekt i qendrës Albanologjike

Qëndra studimore e Albanologjisë do të japë për here të parë gjashtë deri në shtatë degë të reja studimi masteri dhe doktorature. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Arsimit dhe Shkencave Myqerem Tafaj gjatë një ceremonie të organizuar në ambjentet e akademisë së shkencave.
Në këtë ceremoni u lauruan me titullin "Profesor Doktor" katër akademikë shqiptarë, Enver Muhametaj, Gëzim Hoxha, Stefan Capaliku, si dhe Luan Përzhita.
Të katërt akademikët kanë dhënë një kontribut të veçantë në shkencat albanologjike. Gjithashtu drejtori i QSA-së duke vlerësuar Ministrin Tafaj për kuntributin e kësaj qëndre, i ka dhururar atij në shënjë mirënjohje simbolin e qëndrës albanologjike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›