"Kush ka frikë nga Virxhina Ulf", premierë në Teatrin Kombëtar
Askush nuk do të ketë më frikë nga Virxhina Ulf. Më në fund kryevepra e dramaturgjisë amerikane "Kush ka frikë nga Virxhina Ulf" do të shfaqë premierën e saj më 17 dhjetor në teatrin kombëtar. Vepra ngjitet në skenë nga regjisori shqiptar nga Maqedonia Kushtrim Bekteshi me interpretimin e aktorët Eva Alikaj, Viktor Zhusti,Helidon Fino si dhe Eftiola Lacka që sipas regjizorit roli i tyre do të jetë i zhveshur nga realizmi.
Suksesi i kësaj vepre kryesisht qëndron në përmbajtjen e saj tejet të guximshme dhe në trajtimin e temave që janë shumë aktuale për kohën, siç janë imazhi i dyfisht në bashkëshortësi, frika për t'u ballafaquar me të vërtetën, ikja nga realiteti si dhe shpresat dhe deshtimet në një lidhje bashkëshortore.