E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat i ve zjarrin shtepise se xhaxhait djeg edhe te veten

Një 27-vjeçar, pas konfliktit me xhaxhanë i ka vënë flakën shtëpisë së këtij të fundit, por zjarri është përhapur duke djegur plotësisht edhe shtëpinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Guri i Bardhë, i komunës Xibër, në Mat. 27-vjeçari Ilirjan Baleta i vuri zjarrin me benzinë shtëpisë së xhaxhait të tij, Mehmet Baleta pas një konflikti që kishte më të për një mur rrethues. Flaktë kanë përfshirë menjëherë edhe shtëpinë e tij duke shkrumbuar gjithçka, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Policia ka arrestuar 27- vjeçarin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›