E Diel, 1 Nëntor 2026

Mat, makina bie në lumë, vdes një person

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor mesditën e sotme në rrethin e Matit. Ngjarja ka ndodhur në urën e Shul Batrës, ku  një automjet është rrëzuar nga një lartësi prej 15 metrash, duke rënë në lumë.

Drejtuesi i mjetit, Albert Guzi ka mbetur i vdekur, ndërsa dëshmitarët pohojnë se në automjet ka patur të tjerë pasagjerë.

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet, ndërsa po punohet për nxjerrjen e mjetit nga ujërat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›