E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Marnhac:Lëvizja e lirë, një domosdoshmëri

Shefi i EULEX-it, Xavier Bout De Marnhac, vë në dukje se EULEX-i nuk është në gjëndje të lëvizë lirisht në veri të Kosovës, për shkak të kundërshtimit të serbëve lokalë.

Ai ka deklaruar se misioni i BE-së dëshiron që të hiqen barrikadat e vendosura nga serbët lokalë dhe të ketë lëvizje të përhershme të pakushtëzuar për të gjithë.

Rivendosja e lëvizjes së lirë është një parakusht absolut për sundimin efektiv të ligjit në tërë Kosovën. Është e rëndësishme që të ketë lëvizje të plotë në rrugët e veriut të Kosovës, jo vetëm për EULEX-in dhe KFOR-in, por edhe për njerëzit, në mënyrë që ata mund të jetojnë normalisht jetën e tyre , ka theksuar De Marnhac.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›