Materazzi: Cassano do të jetë sukses te Interi

Legjenda e Interit, Marco Materazzi, është i bindur se Antonio Cassano do të dëshmohet një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Interin.
“Nëse vendoset në situata të duhura, Cassano mund ta bëjë diferencën. Unë shpesh flas me Cassanon dhe e di se si është ai. Nëse dikush është i sinqertë me të, atëherë ai mund të qëndrojë jashtë dhe madje mund të qëndrojë në karrige gjithë sezonin. Ai nuk do t’i shkaktojë probleme Interit”.
“Me Wesley Sneijder, Diego Milito dhe me rikthimin e Cristian Chivu dhe Walter Samuel në mbrojtje, Interi mund të luftojë për Scudetto. E keni parë çfarë bën Andrea Ranocchia? E kam parashikuar saktësisht se ai do të jetë trashëgimtari im”, ka thënë Materazzi.