E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sparks: Veriu i kapur nga forcat e sigurimit të Serbisë

Në veri veprojnë forcat e sigurimit serb. Zëvendësshefi i EULEX-it, Endi Sparks ka deklaruar për gazetën serbe, “Danas” se në Kosovë veprojnë qindra operativë të MPB-së së Serbisë si dhe pjesëtarë të sigurisë së shtetit serb.

Sipas tij qeveria në Beograd ende nuk ka mundësuar punën e papenguar të EULEX-it në veri të Kosovës, sepse në atë territor, madje edhe në kundërshtim me rezolutën 12 44, veprojnë pjesëtarët serbë të sigurimit.

Në pjesën veirore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, që nga paslufta funksionojnë struktuarat paralele në të gjitha fushat, edhe në atë të sigurisë.

Në korrik të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës u përpoq përmes një aksioni policor që ta kthejë kontorllin të paktën në pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

Që atëherë, shumë pjesë në veri u bllokuan nga barrikadat rrugore, të vëna nga serbët lokalë, të cilat vështirësojnë lëvizjen e lirë për misonet ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›