E Martë, 3 Nëntor 2026

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Manastirliu: Godina e re në dhjetor. Teknologji dhe standarde europiane

Godina e re në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” pritet të mbarojë në dhjetor të këtij viti. Kështu bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Mansitrliu, e cila inspektoi punimet këtë të mërkurë (2 gusht).

Sipas Matastirliut, ky investim do të çojë në një nivel të ri kujdesin mjekësor për nënat dhe fëmijët, teksa theksoi se teknologjia do të jetë me standardet europiane.

“Jemi në një fazë progresi. Brenda këtij viti, në muajin dhjetor përfundon godina e re, e cila parashikon rritje të kapaciteteve sa i përket shërbimeve të urgjencës, qendrës së gruas, sallave të operacionit, sallave të lindjes dhe reanimacionit, gjithashtu, ku do të kemi një zgjerim të kapaciteteve. Do të kemi kushte dhe standarde bashkëkohore”, tha Manastirliu.

Ministrja shtoi se po këtë vit do të ketë një tjetër investim, ku është parashikuar një investim në godinën kryesore të korpusit qendror.

“’Mbretëresha Geraldinë’ brenda këtij viti do ketë një tjetër investim madhor, pasi kemi parashikuar një investim në godinën kryesore të korpusit qendror për ta unifikuar sa i përket standardit të infrastrukturë si dhe do kemi investime edhe sa i përket pajisjeve biomjekësore”, u shpreh Manastirliu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›