E Diel, 1 Nëntor 2026

Matje falas për qytetarët në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, Kryetarja e komanduar Anuela Ristani: Kontrollet, një domosdoshmëri

Në kuadër të Ditës Botërore të Diabetit, në kryeqytet u organizua një aktivitet sensibilizues kushtuar ndërgjegjësimit dhe parandalimit të kësaj sëmundjeje.

Qytetarëve iu ofruan matje falas të glicemisë, tensionit dhe parametrave të tjerë bazë shëndetësorë, me qëllim zbulimin e hershëm dhe orientimin drejt kontrollit të rregullt mjekësor.

Në aktivitet mori pjesë edhe kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila përshëndeti punën e organizatorëve.

 “Desha të falënderoj shoqatën që e bën çdo vit këtë punë. Është një gjë kaq e thjeshtë për t’u zbuluar dhe kaq e rëndësishme, për t’u siguruar që jemi të shëndetshëm. Punë të mbarë, me krahë të lehta në misionin tuaj dhe në dëshirën për t’i edukuar njerëzit për një jetë sa më të shëndetshme“, u shpreh Ristani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›