E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura 2012 shkollat e mesmedalin koeficientet

Profili i shkolles se mesme eshte nje nder faktoret penalizues nese nuk shikohet se sa rendesi i japin atij fakultete. Pikerisht per kete arsye Ministria e Arsimit dhe Shkences ka publikuar se sa cfare vlere ka per secilen dege te shkolles se mesme profili i shkolles qe nxenesi ndjek.

Ne total ne vendin tone jane 66 profile te shkollave te mesme. Dhe jo te gjitha kane te njejten rendesi per secilin fakultet. Pikerisht per kete arsye Ministria e Arsimit dhe Shkences ka publikuar koeficientet e profileve te shkollave te mesme ne menyre qe nxenesit te bejne nje zgjedhje te duhur kur te plotesojne formularin e shkolles se larte.

Ashtu si koeficientet e lendeve me zgjedhje edhe koeficientet e llojit te shkolles se mesme jane te ndryshme ne varesi te deges qe te rinjte preferojne te nisin studimet e larta. Lloji i shkollave te mesme ka 5 koeficiente. Fakultetet do i japin koeficientin me te larte ate 1.4 llojit te shkolles se mesme qe kane nje ngjashmeri me profilin qe ka ky fakultet dhe keshtu me rend zbrites 1.3 1.2 1.1 dhe 1 per ate lloj shkolle qe nuk ka fare ngjashmeri me profilin e fakultetit. Nderkohe qe keta koeficiente te shumezuar me komponentet e tjere te matures do te luajne rol te rendesishem ne nxjerrjen e fituesve sipas kuotave te pranimit ne fakultete. Nderkohe qe diferenca e koeficientet 1 me ate 1.4 perben nje diference prej 400 pikesh ne totalin e pikeve te grumbulluar.

Gjate plotesimit te preferencave pra formularit A2 maturantet do te kene mundesi qe te shohin me pare koeficientet edhe sipas shkollave qe te bejne dhe listimin e preferencave aty ku do te kene me shume probabilitet per tu shpallur fitues.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›