E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Vendi do te gazifikohetTAP pret finalizimin e projektit

Te tjera rreth shkrimit Vendimi Shqiperia me prane gazsjellesit TIRANE - Nje dite pas publikimit te vendimit te konsorciumit Shan Deniz 2 per perjashtimin nga gara te gazsjellesit qe kalon nga Greqia kryeministri Sali Berisha ka saktesuar se Shqiperia ende nuk eshte fituese ne konkursin per te sjelle gazin e Kaspikut ne Europe. Ne mbledhjen e qeverise ai ka deklaruar se tani gazsjellesi Transadriatik qe kalon ne territorin tone ka me shume shanse.
Perzgjedhja finalizohet ne muajt qe vjen. Ne jemi e pergatitur per te bere gjithcka per suksesin e ketij projekti nese TAP perzgjidhet si me e miri tha kryeministri.

Kryeministri ka shpalosur edhe ambiciet e tij per mandatin 2013 -2017 ne te cilin ai synon te beje gazifikimin e vendit.
Ne jemi vendi i vetem ne Europe pa gaz. Do ngrihet komiteti Per gazifikimin e vendit. Cilido te jete burimi i gazit qe ne do sigurojme do kemi projekt madhor per vitet qe vijne Gazifikimin e Shqiperise. Do fillohet nga puna urojme qe te vendoset per projektin tone TAP deklaroi Berisha.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›