Matura Shtetërore 2012, ja rregullat e reja

Gjatë javës së ardhme do të publikohet edhe formulari A-1 dhe A-1Z, në të cilin janë renditur 38 lëndët me zgjedhje, nga ku maturantët do të përcaktojnë dy apo më shumë prej tyre për provimet me zgjedhje.
Sipas rregullores, maturantët e këtij viti do të testohen në më shumë lëndë me zgjedhje, ndërsa provimet e detyruara mbeten po të njëjtat, në lëndët letërsi e gjuhë shqipe si dhe matematikë.
Ndryshime të shumta për këtë vit ka pësuar procedura e konkurrimit për maturantët e vjetër, të cilët do të hyjnë në garë me rezultatet e arritura në maturat e shkuara. Këta kandidatë nuk lejohen të japin provimet me zgjedhje, nëse kanë rezultuar kalues në maturat e viteve të mëparshme, me përjashtim të rastit kur rezultatet e tyre janë nën 4.50. Në rast se kandidati e ka dhënë më shumë se një herë një lëndën në provimet me zgjedhje, i njihet vetëm rezultati i arritur në vitin e fundit. Në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këto lëndë merren koeficientet e vitit shkollor 2011-2012. Rregullorja detajon që në rastet kur lënda, rezultati i së cilës kërkohet të mbartet nuk gjendet në listën e lëndëve me zgjedhje të detyruar të këtij viti, për llogaritjen e pikëve të tyre do të merret koeficienti 1.
Plotësimi i formularit A-1 dhe A-1Z është hapi bazë që maturantët duhet të ndjekin brenda afateve të përcaktuara, në mënyrë që të mos rrezikojnë vijimin e shkollës së lartë publike gjatë vitit të ri akademik. Ekspertët hartues të maturës pohojnë se plotësimi i formularit duhet të bëhet pasi të kenë marrë informacionet e duhura për 38 lëndët që do të jepen në provimet me zgjedhje. Më pas do të qarkojnë vetëm dy apo tri prej tyre.
Sipas burimeve në Ministrisë së Arsimit, më shumë probabilitet për t’u shpallur fitues në universitete do të kenë maturantët që do të përcaktojnë për provimet me zgjedhje lëndë që janë të ngjashme me profilin e shkollës së mesme që kanë mbaruar. Kjo pasi në procesin e llogaritjes së rezultatit final vlera e koeficienteve do të jetë më e lartë për degët e të njëjtit profil me llojin e shkollës së mesme sesa ato me natyra të ndryshme.
Shpërndarja, plotësimi dhe dorëzimi i dy formularëve të plotësuar fillon më datën 20 shkurt dhe përfundon më 10 mars 2012. Në rast se maturanti apo kandidati ka bërë gabime në plotësimin e formularit, ai mund të plotësojë një tjetër, që zëvendëson të parin. Zëvendësimi i formularëve mund të pranohet nga komisioni shkollor i maturës shtetërore vetëm brenda afatit të dorëzimit të tij, që është data 10 mars.
Ndërsa formularin A-2 që plotësohet vetëm nga maturantet kalues në të gjitha provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje, do të miratohet nga MASH deri më datën 30 qershor.
/Start/E.B/
2012-02-09 16:55