Nishani: Moti do përkeqësohet, do ta kalojmë situatën e vështirë

Nishani përcolli në Kuvend një informacion të hollësishëm mbi situatën e krijuar nga moti i keq në disa zona të vendit. Sipas tij, qeveria ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka në dispozicion burimet dhe kapacitetet e mjaftueshme për ta kaluar këtë situatë.
“Presim një përkeqësim të motit në ditët në vazhdim. Komiteti Ndërministror do të jetë pranë qarqeve problematike dhe mirëpresim edhe bashkëpunimin nga qeverisja lokale”, tha ministri.
Ai shtoi se prej disa ditësh reparti RENEA ka nisur operacionet në komunat e bllokuara, ku po shpërndahen ndihma ushqimore e barna, si dhe po shpërngulen banorët në vështirësi.
“Është bërë e mundur të ndërhyhet në disa komuna, duke shpërngulur banorë në nevojë dhe duke ndarë disa ndihma parësore. Jemi të gatshëm të ndërhyjmë për evakuim në çdo rast”, theksoi Nishani, duke shpjeguar edhe veprimet e ndërmarra nga ministri të ndryshme:
“Ministria e Shëndetësisë ka në dispozicion një stok të barnave të ndihmës mjekësore dhe është gati të ndërhyjë. Ministria e Transportit ka bërë të mundur përballimin e kësaj situate duke siguruar kalueshmërinë në rrugë. Ministria e Arsimit ka monitoruar situatën në të gjitha shkollat. Komiteti Ndërministror është shpërndarë dhe vepron në prefektura te ndryshme. Ministria e Brendshme ka vënë në dispozicion një paketë financiare për komunat më në vështirësi”.
/Start/E.B/
2012-02-09 17:22