Matura Shtetërore 2025, shkollat në Kukës intensifikojnë konsultimet për provimet

Në Kukës që prej muajit dhjetor kanë nisur përgatitjet për provimet e Maturës Shtetërore, të cilat do të zhvillohen në muajin qershor.
Maturantët po angazhohen në konsultime të vazhdueshme me mësuesit, ndërsa shkollat janë në fazën finale të organizimit për mbarëvajtjen e procesit.
Drejtori i Zyrës Vendore Arsimore Kukës, Kreshnik Gerbolli, thekson se çdo gjë po zhvillohet sipas planit të Ministrisë së Arsimit dhe se po merren masat për të garantuar një proces të rregullt.
“Matura Shtetërore shtrihen në disa faza, e para nis në muajin dhjetor me ngritjen e Komisionin Shkollor të Maturës Shtetërore. Ky komision ka në përbërjen e tij, 3 deri 5 anëtarë, në varësi të numrit të maturantëve. Drejtori këtij komisioni është drejtori i shkollës. Faza tjetër është plotësimi i formularëve A1 dhe A1Z”, tha Gerbolli.
Sipas tij, janë hartuar planet e sigurisë dhe herë pas here bëhen takime dhe kontrolle në gjimnazet e fshatrave dhe atë “Havzi Nela” në qytet.
“I kam monitoruar të gjitha shkollat e mesme në bashkonë Kukës, që kanë nxënës maturant. Nuk kemi pasur problematika sa përket aksesimit të informacionit që lidhet me procesin e maturës”, shtoi ai..
Janë më shumë se 300 maturantë të gjimnazit “Havzi Nela” të cilët do t’i nënshtrohen maturës shtetërore e më pas për të ndjekur studimet universitare.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/