E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura Shtetërore, MASH përshëndet aksionin e Policisë së Shtetit

01-07-2012 / Gazeta 55

Harizaj: Arrestimet e mësuesve s’cenojnë procesin e maturës shtetërore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka reaguar në lidhje me aksionin e fundit të Policisë së Shtetit, si pasojë e të cilit u arrestuan katër mësues, nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të provimeve, Alfons Harizaj ka bërë me dije se këta mësues, nuk ishin pjesë e procesit të administrimit të hartimit të pyetjeve të provimeve të maturës.
Zoti Harizaj theksoi se kjo ngjarje nuk cënon aspak procesin e maturës shtetërore. Ai bëri me dije se nivli i pyetjeve në provime ishte mesatar, ndërkohë që sa i përket masave disiplinore, do të jenë individuale.
Ministria e Arsimit bën me dije se rezultatet e provimit të fundit, atij të lëndës me zgjedhje, pritet të dalin më datë 15 korrik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›