Matura Shtetërore, nis sot shpërndarja e formularit A2
Në formularin A2 maturantët kanë mundësinë që të zgjedhin prej 210 degëve. Këtë vit nuk është e thënë që maturantët të plotësojnë të 10 preferencat që listohen në këtë formular
TIRANE-Formulari A2 pritet të shpërndahet ditën e sotme për të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë studimet e larta. Specialistët udhëzojnë që plotësimi i këtij formulari të bëhet më me kujdes, në mënyrë që maturantët të listojnë ato degë ku kanë më shumë probabilitet për të fituar. Nga 10 degë që mund të zgjedhin, nxënësit do të shpallen fitues vetëm në një degë, në degën e tyre të preferuar, të përcaktuar me plotësimin e saktë të formularit A-2. Ky i fundit, para se t’i jepet nxënësit, do të plotësohet me përgjegjësi dhe pa korrigjime fillimisht nga mësuesi kujdestar, i cili plotëson notën mesatare, vetëm më pas maturanti rendit 10 preferencat e tij. Specialistë të arsimit pohojnë se kandidatët duhet të nisin procedurën e plotësimit të formularit të preferencave vetëm pasi të jenë njohur me notat e provimeve të detyruara. Deri tani maturantët kanë marrë vetëm përgjigjet e provimit të Letërsisë, ndërsa rezultatin e Matematikës pritet ta marrin në vijim të kësaj jave. Marrja e këtyre rezultateve do t’u japë mundësinë për të caktuar si dhjetë preferenca degët ku kanë më shumë probabilitet për të fituar. Në kohën e plotësimit të formularëve në shkolla do të shpërndahen persona ekspertë, që do të orientojnë maturantët në plotësimin e duhur, si dhe në shmangien e gabimeve që mund t’i skualifikojnë ata.
(d.b/GSH/BalkanWeb)