Tirana feston “Ditën Ndërkombëtare të Muzikës”
Kryeqyteti ka festuar mbrëmjen e sotme nën ritmet e muzikës në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Muzikës”. Organizime të shumta ka patur në të gjithë kryeqytetin, të organizuara këto nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës.
TIRANE- Në ditën më të gjatë të vitit koha kalohet me muzikë. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, 21 Qershorit, Bashkia e Tiranës organizoi aktivitete të ndryshme, të cilat i dhanë qendrës së Tiranës një pamje festive.
Nën qiellin e hapur, në një arenë të madhe verore, në 4 skena të ngritura paralelisht në hapësirën mes sheshit "Skënderbej" dhe Lulishtes "Vëllezërit Frashëri", 33 këngëtarë të mirënjohur nga Shqipëria dhe Kosova, nisën performancën e tyre në orën 19:30 të ditës së sotme, ndërsa festa parashikohet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit, për të pestin vit radhazi festën.
Para Galerisë së Arteve, me muzikën më të mirë moderne shqiptare, me prezencën e grupeve dhe këngëtarëve më të mirë si Tingulli 3, Etnoengjut, Bubulina Krasniqi dhe Vesa Luma, festa mori tjetër ritëm me ngjitjen në skenë të kreut të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, me grupin "West Side Family", me këngën "Çohu".
Në orën 19:33, Banda Frymore e qytetit hapi siparin e festës. Rreth orës 20:00 skena e dedikuar fëmijëve, në lulishten prapa monumentit të Skënderbeut, u mbush nga balerinët dhe këngëtaret e vegjël.
Muzikës klasike iu rezervua një vend i qetë dhe elegant, ku dëgjuesit mundën t'a shijojnë atë plotësisht. Lulishtja e "Vëllezërve Frashëri" u bë skena e 50 instrumentistëve të rinj e të njohur. Pak metra më tutje, në Urën e Re, karaoket me këngë shqiptare dhe surpriza të tjera i dhanë një tjetër ritëm festës.
Ndërsa në Parkun Rinia, në një skenë modeste, nisën të shpalosin tingujt e tyre live, muzikantë të rinj dhe të njohur si Genti, Spat, Lynix dhe shumë të tjerë, të cilët i dhanë jetë eventit deri në orët e vona të mbrëmjes.
Ndërkohë, në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, paralelisht nisi interpretimin me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, kuarteti "Quatour Diotima", i krijuar në vitin 1996 nga aspirantë të Konservatorit të Parisit dhe të Lionit. Ky kuartet i harqeve luan muzikë kontemporane, por edhe atë të shekullit të XX, në vazhdën e traditës të kuarteteve të muzikës klasike dhe romantike si ajo nga Hayden, Beethoven, Schuman, Brams, Dvorak etj.
21 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Muzikës, historinë e saj e nis nën emrin "Faites de la Musique" (Festa e Muzikës). Ajo u festua në Francë në vitin 1982, kur ministri i atëhershëm i Kulturës, Jack Lang, konstatoi se koncertet mungonin edhe pse numëroheshin mbi pesë milionë francezë që i binin të paktën një vegle muzikore. U zgjodh pikërisht 21 Qershori për të organizuar aktivitete nën temën "Bëni muzikë" dhe ku njerëzit interpretuan muzikë gjithkund në rrugët e Parisit. Fillimisht kjo ditë u përcaktua si një festë me karakter kombëtar për Francën, por pas vitit 1985 ajo u deklarua si festë edhe për Europën . Festimet më 21 Qershor u përhapën në vitet në vijim edhe në vende të tjera të planetit dhe brenda 15 vjetësh ajo u njoh në rreth 100 vende si Dita Ndërkombëtare e Muzikës.
(a.r/ata/balkanweb)