Matura Shtetërore, sot 50 mijë maturantë japin provimet me zgjedhje
TIRANE- Sot, 50 mijë maturantë do t'i nënshtrohen provimit të fundit të Maturës, që është ai i lëndëve me zgjedhje. Ky është testi të cilin çdo maturant duhet ta plotësojë nëse synon që të vazhdojë arsimin e lartë. Për rreth 3 orë, maturantët do t'i nënshtrohen provimit për dy lëndët që ata kanë zgjedhur nga 26 në total, ndërsa për shkollat profesionale të rinjtë do t'u nënshtrohen lëndëve specifike.
Sipas rregullores së Maturës Shtetërore, testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbaje 20 pyetje, nga të cilat, 10 pyetje të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë. Të dyja provimet e detyruara do të zgjasin 2 orë e 30 minuta secila. Provimet me zgjedhje zgjasin 3 orë. Maturantët do të kenë në dispozicion nga 1 orë e 30 minuta për të zgjidhur pyetjet për secilën lëndë. Ata do ta zhvillojnë provimin në mjedise të veçanta. Edhe këtë vit maturantëve mbetës u jepet e drejta t'i rijapin provimet në sesionin e dytë. Në udhëzimin e MASH-it thuhet se: "Maturantët mbetës në provimet e Maturës kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë". Ndërkaq, në provimet me zgjedhje do të përfshihen edhe kandidatët e viteve të kaluara. Kështu,
të rinjtë të cilët kanë dhënë provime me zgjedhje dhe janë vlerësuar me notë jo më të vogël se 4, do t'i mbartin ato.
REZULTATET
Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se ditën e diel do të dalin rezultatet e provimit të Matematikës për 46 mijë maturantët që iu nënshtruan këtij provimi në datën 14 qershor. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, numri i maturantëve që kanë kapur pikët maksimale, pra 50 pikë, është më i lartë se në provimin e Letërsisë. Ndërkohë që, pikë që janë kapur më shpesh nga maturantët variojnë nga 22-23 pikë. Numri i mbetësve në Matematikë pritet të jetë në nivelin e 3%, pra rreth 1500-1700 maturantë rrezikojnë të mos kapin pragun minimal të pikëve.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)