E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura shteterore

Rreth 50 mijë të rinj do t'i nënshtrohen provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore që startojnë më 31 maj. Për herë të parë do të vendosen zhurmues në sallat ku do të zhvillohen provimet, për të shmangur kopjo nga interneti dhe administratorët do të jenë mësues të shkollave të ndryshme.

"Futja e teknologjisë së re të teksteve elektronike ka bërë që të investohet në dëm të procesit të maturës shtetërore. Në ambientet ku do të zhvillohen provimet do të ketë zhurmues të sinjalit telefonik mobile. Nuk mund të ketë asnjë interferim të internetit në mjediset ku zhvillohen provimet", thotë Fatmir Vejsiu, drejtor i përgjithshëm i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit. Kete vit testet do te jene te nje niveli mbi mesatar.Ekspertet e arsimit sqarojne se per ArsimiBerisha: Shkollat duhet t'u japin vlerë diplomave Formulari A1, aplikimi deri më 31 marsMijëra diploma të pavlefshme korrigjimin e testeve nuk mund te perdoren korrigjues optik, ndaj do te respektohet koha per nxjerrjen e rezultateve per dhjete dite. "25 pyetje me lëndët me detyrim, nga të 13 janë me alternative dhe 12 janë me zhvillim. Testi ka një format të caktuar, 40 për qind i ka të nivelit nënmesatar, 40 për qind në nivelin mesatar dhe pjesa tjetër mbimesatar", thotë Vejsiu. Te rinjte qe do te vijojne shkollen e larte jashte do te kene mundesi qe te marrin diplomen deri me daten 15 korrik, afati perfundimtar per shume universitete jashte vendit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›