E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, testet për Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe

10/05/2011  Përbërja e testit dhe klasifikimi i pyetjeve

Testi do të jetë i ndarë në dy pjesë. Secila pjesë e testit përmban fragmente veprash ose pjesë letrare të periudhave dhe gjinive të ndryshme letrare, ku përfshihen pyetje bazuar në pjesën e tekstit, pyetje që kërkojnë shpjegime, zëvendësime, komente, krahasime, analiza, interpretime, perifrazime, pyetje që kërkojnë nxitjen e imagjinatës dhe fantazisë së nxënësit dhe pyetje që kërkojnë përgjigje krijuese. Vështirësia e pyetjeve do të jetë e përshtatur për të tri nivelet. Testi i provimit përmban 25 kërkesa, nga këto 13 janë me alternativa dhe 12 me zhvillim. Njëra nga pyetjet me zhvillim është ese. Për të marrë vlerësimin maksimal maturanti duhet të mbledhë 50 pikë. Ndërsa koha e përcaktuar në dispozicion të çdo nxënësit për të dhënë përgjigjet e sakta do të jetë vetëm 2 orë e 30 min.

Ngujimi për hartimin e testeve finale

Një javë para datës 1 qershor ekspertët e maturës do të ngujohen në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Provimeve për të përgatitur tezat finale të provimit. Tashmë ka nisur puna për hartimin e fondit të përgjithshëm të pyetjeve, nga ku do të merren edhe 25 pyetjet finale që do të bien në tezat e provimeve për secilin nga shtatë profileve të shkollave të mesme në rang vendi. Ndërkohë në mbyllje të javës së ardhshme maturantët do të nisin zyrtarisht javën përgatitore për provimin e parë të maturës 2011. Gjatë kësaj jave në të gjitha shkollat e mesme mësuesit e lëndës do të zhvillojnë konsultimet e fundit, ku duhet të shpjegojnë të gjitha paqartësitë që maturantët kanë në lidhje me temat mësimore të listuara në programet orientuese.

Klasifikimet,variantet për profilin e përgjithshëm shoqëror, natyror e gjuhët e huaja

Leximi i plotë i veprave nga ku merren fragmentet për testimin avantazh për më shumë pikë.

Mbeten edhe pak ditë nga mbyllja e vitit shkollor dhe nisja përgatitjeve finale për provimet e maturës 2011, rezultatet e të cilave janë vendimtare në marrjen e një të drejte studimi pranë fakulteteve publike. Maturantët do t’i nënshtrohen testimit të parë në lëndën e letërsisë dhe gjuhës shqipe, që do të zhvillohet përkatësisht në datën 1 qershor. Tashmë ka nisur puna për hartimin e fondit të përgjithshëm, nga do të përzgjidhen pyetjet finale të tezave të provimit. Ekspertët e bëjnë me dije se do të jenë 7 teza të ndryshme provimi, të ndara këto sipas profilit të shkollës së mesme që maturanti ka kryer.

Sipas përcaktimeve të bëra, teza e provimit për këtë lëndë do të ndahet në dy pjesë, ku përfshihet testimi i njohurive për dy fragmentet e shkëputura nga vepra e autorëve shqiptarë dhe atyre të huaj, kështu të gjitha pyetjet e testit do të ndërtohen mbi këto fragmente. Në programet shkollore të drejtimit të përgjithshëm për provimin e letërsisë, gjuha shqipe, përfshirë edhe të shkruarit, zë 26 për qind të pyetjeve që do përmbajë testi, ndërsa pjesa e mbetur do të jetë për lëndën e letërsisë. Duke respektuar këtë standard do të veprohet edhe për tezat e provimeve që do të hartohen për llojet e tjera të shkollave të mesme në vend. Provimi do të përmbajë rreth 25 pyetje, të cilat do të jenë të kombinuara ndërmjet atyre që kërkojnë përgjigje të argumentuara me shtjellim dhe pyetjeve me alternativa. Nga analizat e bëra në provimet e viteve të shkuara maturantët shpesh gabojnë në dhënien e përgjigjeve, shkak për të cilën bëhet moslejimi i plotë i veprës letrare nga ku shkëputet fragmentit që bie në provim. Në këto kushte, maturantët që kanë lexuar të plota veprat letrare të dhëna në programet orientuese kanë shanse më të larta për të grumbulluar më shumë pikë e për rrjedhojë të vlerësohen me një notë më të lartë. Megjithatë, tashmë është bërë e ditur që rreth 80 për qind e pyetjeve do të merren nga temat e përcaktuara në programet orientuese të secilës lëndë që u është shpërndarë maturantë që në nisje të semestrit të dytë. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plotë disa modele testesh për profilin e përgjithshëm shoqëror, atë natyror dhe gjuhëve të huaja, mbi bazën e të cilave do të hartohen edhe tezat finale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›