E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantët përfundojnë vitin shkollor

Data 21 maj ka qenë dita e fundit e shkollës për maturantët në të gjithë Shqipërinë. Tashmë nxënësit do të kenë rreth 9 ditë për të përsëritur ato çfarë kanë mësuar gjatë këtyre katër viteve. Provimi i parë do të jetë ai i letërsisë më datë 30 qershor dhe i dyti i matematikës. Pasi të kenë përfunduar këto dy provime nxënësit do të mund të japin dhe provimet e lëndëve me zgjedhje.
Me rastin e mbylljes se vitit shkollor për maturantët ministria e arsimit në bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Dancit sportiv organizoi një aktivitet tepër të veçantë ku merrnin pjesë maturantë nga të gjitha shkollat e kryeqytetit. Ky aktivitet u zhvillua në të njetën kohë me të njëjtën koregrafi dhe në 60 vende të Europës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›