E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë/Karaxhiç, koloneli britanik dëshmon në proces

Koloneli britanik Colm Doyle do të dëshmojë sot në gjykatën e Hagës, në procesin ndaj ish-liderit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç.

Doyle, aktualisht në pension, ka qenë drejtuesi i misionit mbikëqyrës të BE-së në Bosnje dhe i dërguari i posaçëm i Lordit Carrington.

Duke qenë në këtë pozicion, Doyle është takuar dhjetëra herë me Karaxhic, i cili përballet me 11 akuza, mes të cilave ato për genocid dhe krime kundër njerëzimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›