Maturantët protestojnë: Provimi i Letërsisë kishte pyetje jashtë programit
Korçë- Me qindra maturantë korçarë kanë protestuar sot, pasi sipas tyre në provimin e letërsisë kishte disa pyetje që nuk ishin trajtuar në programin mësimor të dërguar nga MASH.
Rreth 200 maturantë të shkollës “Themistokli Gërmenji” kanë protestuar në oborrin e shkollës duke kërkuar që të rishikohet skema e korrigjimit të provimeve, pasi ata rrezikojnë të dalin dobët nga ky provim.
Nxënësit janë shprehur se mes veprave të përfshira në provim ishte një poezi, e cila nuk rezulton në programin që Ministria e Arsimit ka dërguar në shkollën e tyre.
Ta njëjtin veprim do të kryejnë dhe shumë mëturantë të tjerë të këtij qarku, të cilët janë shprehur se nëse nuk rishikohet skema e korrigjimit do të zhvillohen protesta masive.