E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kundërshton Nikoliç: Srebrenica ishte gjenocid, jo krim lufte

Bruksel- Deklarata pak ditë më parë e presidentit serb, Timoslav Nikoliç, mbi masakrën e Srebrenicës është kundërshtuar edhe nga strukturat e Bashkimit Evropian.

Zëdhënësja e Komisonit Evropian, Pia Ahrenkilde Hansen, ka deklaruar se Srebrenica nuk është thjesht një krim lufte, por është një gjenocid.

Bashkimi Evropian hedh poshtë me forcë çdo synim për të rishkruar historinë, dhe masakra e Srebrenicës ishte një gjenocid, siç është konfirmuar nga dy gjykata të larta ndërkombëtare. Masakra e Srebrenicës ishte një krim kundër gjithë njerëzimit. Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë dhe nuk duhet kurrë të lejojmë që kjo të ndodhë sërish. Ky është një qëndrim shumë i qartë qe e kemi bërë të njohur në shumë raste mbi këtë tmerr dhe këtë tragjedi. Dhe mendoj se ky qëndrim do të bëhet shumë i qartë kurdo dhe sa herë që të nevojitet. Është e vërtetë se Presidenti Barroso do të takojë Presidentin Nikoliç më 14 qershor. Dhe shumë çështje, përfshirë temën tepër të rëndësishme të pajtimit në rajon dhe të veprimeve konkrete lidhur me këtë, do të jenë sigurisht pjesë e axhendës- ka deklaruar ajo.

Edhe sot është rikonfirmuar vizita e presidentit të sapoemëruar në Bruksel, ku do të takohet me Presidentin e BE- së, Van Rompuy dhe nga Presidenti i Komisionit, Barroso.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›