E Diel, 1 Nëntor 2026

Maturantët protestojnë para MASH, drejtuesit indiferentë ndaj 2300 ankesave

Nxënësit: MASH ka 13 ditë që na gënjen, rrezikojmë të mbetemi pa universitet

Përfaqësues të 3200 maturantëve që mbetën pa rezultate nga matura shtetërore kanë zaptuar ditën e djeshme dyert e Ministrisë së Arsimit duke protestuar më shumë se tre orë gjatë paradites së djeshme. Rreth 900 maturantë nga rrethet e Krujës dhe të Fierit

kanë protestuar dje për vonesat e paprecedentë nga MASH, drejtuesit e së cilës u treguan indiferent për gati dy orë ndaj thirrjeve të maturantëve. Gjatë kësaj kohe për tu përballur me maturantët dilte vetëm roja i shkollës duk i thënë se në Ministri nuk kishte asnjë specialist për tu dhënë maturantëve sqarimet për vonesat e rezultateve të testeve. Pasi kanë pritur më shumë se tre orë disa nga maturantët janë lejuar të hyjnë në Ministrinë e Arsimit për të folur e për të shprehur ankesat  kërkesat e tyre ndaj drejtuesve të MASH.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›