E Martë, 3 Nëntor 2026

Maturantja e ekselencës, Anisa Elbasani të ardhmen e sheh si mjeke në vendlindje

Për Anisën këto janë ditët e fundit të cilat po i shfrytëzon për të takuar stafin mësimor pranë Gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër. Për maturanten, 3 vitet e gjimnazit do të mbesin një kujtim i pa harruar.

“Për mua kanë qenë të vështira por edhe shumë të bukura”, u shpreh maturantja.

Ka mbaruar gjimnazin me mesatare absolute 10, e po ashtu edhe 2 provimet e para me të njejtin rezultat.

“Ka qenë rezultati i një pune shumë të madhe që ka qenë punë e 3 viteve dhe jo vetëm”, u shpreh Anisa.

Anisa synon të ndjekë degën e mjekësisë, ndërkohë që të ardhmen e sheh në vendlindje Krahas Anisës në gjimnazin “28 Nëntori” edhe 80 maturantë të tjerë kanë marrë 10 në provimin e Gjuhës së Huaj dhe 32 në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›