Maturës Shtetërore i del boja, policia arreston 4 mësuese që merrnin ryshfet për provimet
Share
Pak më herët gazeta Tema raportoi se si nxënësit që kishin hyrë në provimin e Maturës Shtetërore komunikonin përmes celularit në Facebook, duke kërkuar përgjigje për pyetjet që u kishin rënë. Në mbyllje të provimit mësohet se janë arrestuar katwr mësuese, pasi përkundrejt shumave nga 200 deri në 250 euro, ndihmonin nxënësit. Mësohet se mësuesit e arrestuar janë të gjimnazit Ibrahim Rugova në Kamëz. Policia e kryeqytetit ka arrestuar nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës mësueset Nevila Fiku, Arjana Metalia, Klodjana Koka dhe Fatbardha Mahmutaj.
