Tragjedi në Itali, humbin jetën 5 zhytës
Palinuro, 4 zhytës, 3 burra dhe një grua kanë vdekur pasi janë gjendur të bllokuar brenda në një shpellë. Mendohet që shkaku i tragjedisë të ketë qenë errësira.
Në atë zonë deti ka një thellësi prej 15 metrash dhe gjatësia e shpellës e ka bërë të vështirë që zhytësit të merrnin ndihmë.
Ishin 8 zhytës që kishin ndërmarrë këtë udhëtime, vetëm 4 prej tyre ishin futur në brendësi të shpellës, nga ku nuk dolën dot më të gjallë.
Gjatë ditës së djeshme një tjetër zhytës kishte vdekur në Capri.
(ar.ku/BalkanWeb)