E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca do zbusë moratoriumin anti-skaf. Topalli: Jam avokate e opozitës, por ju se kuptoni këtë

Share

(E PERDITESUAR)- Mazhoranca duket se ka vendosur të bëjë ndryshime në moratoriumin ndaj mjeteve lundruese. Mësohet se deputetët e PD do të propozojnë amendime për ligjin, edhe pse kryeministri Sali Berisha u shpreh në mënyrë kategorike kundër heqjes së moratoriumit. Ndër ndryshimet e propozuara do jetë lejimi i jahteve dhe anijeve me vela. Ndryshimet janë firmosur nga Osman Metalla, Dashamir Tahiri dhe Lefter Koka.

Opozita pati propozuar heqjen e moratoriumit, ndërkohë që nisma e saj u përkrah nga drejtuesit lokalë të PS, të cilët drejtojnë të gjitha njësitë vendore në zonat bregdetare. Deputeti i PS, Artan Gaçi, që propozoi heqjen e moratoriumit tha se mirëpret ndryshimin e qëndrimit nga demokratët. PD për më tepër kishte deklaruar se PS po e ndërmerr këtë nismë për të mbrojtur skafet.

Në seancë pati debati në lidhje me këtë çështje pasi Gramoz Ruçi këkroi fillimisht të dinte se përse nuk e kanë futur në rendin e ditës amendamentin e tyre. Dhe thoni që jeni avokate e opozitës, i tha ai Topallit. Por ka reaguar deputeti i PD, Edi Paloka, që ka thënë se nuk është futur në rend ditë pasi do bëhen ndryshime. Pas kësaj reagoi edhe Topalli, e cila tha: Unë do jem gjithmonë avokate e juaja, por jo nuk e kuptoni këtë.

Ndërkohë edhe ambasadori italian, Masimo Gaiani e ka quajtur një masë ekstreme moratoriumin, duke thënë se shpreson që metoda të tilla të mos jenë më të nevojshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›