Burri im është gej dhe zemra e tij jeton me ne (FOTO)
Imagjinojeni pak, bashkëshorti juaj ju tregon pas 17 vitesh se është homoseksual dhe se dëshiron që i dashuri i tij të vijë të jetojë në shtëpinë tuaj.
Duket absurde? Por kjo është realitet për familjen Mueller në Hanover të Gjermanisë. Bashkëshortja Erika, 53 vjeç, e ndan shtëpinë me të shoqin, Ewald, 60 vjeç, birin e saj nga martesa e parë, Elmar, 20 vjeç, dhe me të dashurin e Ewald, Gotthard, 60 vjeç.
Ewald thotë se vazhdon ta dojë Erikën, por thjesht në mënyrë platonike. Kurse krevatin e ndan me Gotthard. Ai kaloi disa depresione derisa u hap për të vërtetën. Nuk dua ta humbas Ewaldin. Ai është kaq i mirë dhe kaq i ndjeshëm. Më mirë të merrnim të dashurin e tij në shtëpi, thotë Erika. Fqinjët dhe miqtë e shohin Erikan me keqardhje, por ajo thotë se ata nuk e kuptojnë sa e lumtur është.





