Mazhoranca kundër dekretit të Topit për kreun e KLSH-së

Kandidaturat e propozuar e Sali Shehut, nga PD-ja shihet si strategji për të provokuar mazhorancën. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, thotë se kreu i shtetit është nxituan me përzgjedhjen dhe se mazhoranca do ta rrëzojë atë.
"Unë gjykoj se në këtë rast vërtet është nxituar Presidenti, ashtu siç beri me dekretet e tjera për kandidaturat e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, ku për kandidatura te caktuara, qëndrimi dhe argumentet e mazhorancës për t'i rrezuar ato, kanë qenë bindëse ndaj dhe ato dekrete janë rrezuar", thotë Sula për KJ-në.
Edhe deputeti tjetër demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka shprehur të njëjtin shqetësim, duke theksuar se dekreti nga ana e Topit është antikushtetues. “Presidenti Topi është në ikje e sipër, ndaj po e përdor Presidencën për post-presidencën. Topi të veprojë në shërbim të kushtetutës”, tha Alibeaj për mediat. /Start/
2011-10-30 08:28