E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie inflacioni

Sipas BSH-së, inflacioni vjetor ndoqi një trajektore rënëse edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit, por ajo u shfaq më e theksuar në tremujorin e tretë.

Kjo trajektore, vërejnë ekspertët e bankës, është përcaktuar kryesisht nga reduktimi i kontributit të inflacionit të mallrave ushqimorë, si pasojë e ngadalësimit të rritjes së çmimeve të këtyre mallrave në tregjet ndërkombëtare. Krahas këtij faktori, rritja e ofertës së prodhimit bujqësor vendas përtej sezonalitetit që karakterizon këtë periudhë, ka ndikuar në reduktimin e inflacionit të ushqimeve.

Gjithashtu, gjatë këtij tremujori u evidentua edhe shuarja e plotë e efektit të rritjes së çmimeve të administruara një vit më parë. Ndërkohë inflacioni vjetor gjatë 2011 është ndikuar kryesisht nga goditje të ofertës, të materializuara në çmime më të larta të mallrave të importuara. Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në tremujorin e dytë e të tretë të vitit, por ajo vazhdon të mbetet nën potencialin e saj. /Start/

                                                                                             2011-10-30 10:00
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›