E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca refuzon kërkesën e PS-së për hetimin e Imamit

Mazhoranca ka refuzuar gjatë ditës së sotme në Konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare, kërkesën e PS-së për hetimin e Arben Imamit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas Jozefina Topallit, grupi parlamentar socialist duhet të rishqyrtojë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për Ministrinë e Mbrojtjes. Ajo tha se PS-së duhet ta rishohë kërkesën për hetimin e Imamit, në mënyrë që të jetë në përputhje me ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa e grupit të PS për Komisionin Hetimor ndaj Ministrisë së Mbrojtjes u shpalos pak kohë më parë në Komisionin e sigurisë nga nënkryetari i Komisionit Ilir Gjoni.

Po ashtu konferenca vendosi edhe për programin e punës për periudhën 5 nëntor- 27 dhjetor 2012, si dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit, 5 nëntor-22 nëntor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›