E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mazniku: Akademia e Pushtetit Vendor, trajnime punonjësve për rritjen e cilësisë së shërbimeve

TIRANË, 2 tetor /ATSH/ 37 382 punonjës të pushtetit vendor do të trajnohen në 4 vjet nga Akademia e Pushtetit Vendor.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh sot se, Akademia e Pushtetit Vendor do të trajnojë punonjësit e pushtetit vendor për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Mazniku theksoi se, integrimi në BE do të thotë zbatim i 70% të legjislacionit në nivel vendor, do të thotë më shumë programe ku mund të përfitohen fonde dhe do të thotë një nivel më i lartë i shërbimit për qytetarët.

“Akademia e Pushtetit Vendor do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të pushtetit vendor dhe një ekonomi më të mirë të territorit”, nënvizoi ai.

Mazniku bëri të ditur se, do të trajnohen 26 097 individë për 3 vitet e para të Akademisë së Pushtetit Vendor.

“Punonjësit do të trajnohen edhe për të rritur aftësinë e shkrimit dhe përfitimit të projekteve për fonde nga programet e BE”, shtoi Mazniku.

1 nga 5

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›