E Premte, 6 Nëntor 2026

Mazniku: Bashkitë do të kenë dritaren e tyre digjitale për qytetarët

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bëri të ditur sot se shumë shpejt edhe bashkitë do të kenë dritaren e tyre digjitale ku do të ofrojnë shërbimet për qytetarët e tyre.

Mazniku zhvilloi një takim me përfaqësues të PNUD-it në vendin tonë.

Gjatë këtij takimi ministri theksoi nevojën e ofrimit të shërbimeve dixhitale për qytetarët.

“Ofrimi i shërbimeve digjitale është një nevojë e kohës. Në studimin e projektit STAR3, i cili drejtohet nga UNDP, bashkitë që janë më të vogla kanë më pak përgatitje në lidhje me digjitalizimin. Teksa e-albania është konsoliduar tashmë dhe ofron me dhjetëra shërbime online për qytetarët, shumë shpejt edhe bashkitë do të kenë dritaren e tyre digjitale ku do të ofrojnë shërbimet për qytetarët e tyre”, u shpreh ai.

1 nga 6

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›