Mazniku: Investimet për frymë u rritën me 78%, të ardhurat nga 4,634 në 14,527 lekë

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Një dekadë pas Reformës Administrative Territoriale, bashkitë kanë rritur autonominë financiare dhe rolin e tyre në ekonomi.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, bëri të ditur, gjatë një takimi në Elbasan, ku i pranishëm ishte edhe kreu i bashkisë, Gledian Llatja se të ardhurat për frymë janë rritur nga 4,634 lekë në 2015 në 14,527 lekë në 2023, ndërsa investimet për frymë u rritën me 78% .
“Me metodologjinë e re që nisëm këtë vit për matjen e performancës dhe mbështetjen e grantit bazuar në të, kemi çelur potenciale të reja për të përmirësuar më tej standardet e qeverisjes vendore dhe shërbimet për qytetarët tanë”, u shpreh ministri Mazniku.
1 nga 4/a.f/