Mazniku në SPAK: U pyeta si person në dijeni

TIRANË, 22 korrik/ ATSH/- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Ministri Mazniku në dalje të SPAK, pasi u pyet për 3 orë nga prokurorët e strukturës së posaçme antikorrupsion, tha se ishte pyetur si person në dijeni për një çështje.
“Duhet të jepja shpjegime”, tha shkurtimisht Mazniku.