Mbahen stërvitje ushtarake në Teheran

Një televizion iranian ka raportuar se Garda Revolucionare e vendit ka zhvilluar stërvitje ushtarake në Teheran.
Raporti theskon se anëtarë të gardës janë udhëhequr në këto stërvitje nga Gjenerali Hossein Salami, i cili është Zv/Komandant i Gardës Revolucionare.
Gjithashtu në raportin e këtij televizioni thuhet se ky është vetëm një nga stërvitjet e gardës që po mbahen në tetë rajone të ndryshme të vendit, të cilat pritet të përfundojnë sot.