Brahimi: Damasku të fillojë hapat e parë drejt armëpushimit

I dërguari ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Lakhdar Brahimi ka deklaruar se ai do të udhëtojë shumë shpejt për në Damask, për të diskutuar rreth zbatimit të një armëpushimi ndërmjet qeverisë së Bashar Assadit dhe rebelëve.
Brahimi tha se armëpushimi ka gjasë të fillojë gjatë Eid al-Adha, një festë katër ditore myslimane, e cila fillon më 26 tetor.
Raportohet se Damasku e ka mirëpritur këtë ide, por ka thënë se një marrëveshje e tillë duhet të respektohet nga të dyja palët.
Brahimi tha se rebelët do ta përkrahin armëpushimin nëse forcat e Assadit ndalojnë sulmet.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve SANA tha se trupat qeveritare janë duke “pastruar fshatrat” në rajonin e Maaratit, duke vrarë dhe plagosur shumë rebelë.