E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbahet konferenca Uje per Qytetaret


Konferenca “Ujë për Qytetarët”, organizuar nga Ambasada Gjermane në Shqipëri, mblodhi në Tiranë personalitete e politikanë. Në takim merrte pjesë edhe kryeministri Berisha.

Në fjalën e rastit, ambasadorja gjermane, Karol Myler Holtkemper nënvizoi rëndësinë e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët duke shtuar se Tirana përballet me sfida të mëdha për furnizimin me ujë.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha foli për përpjekjet e qeverisë për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve shqiptarë. Pasi përmendi disa nga investimet madhore të qeverisë në bashkëpunim me disa nga vendet e Bashkimit Europian dhe për projektet e së ardhmes, zoti Berisha tha se qeveria e tij do të bëjë gjithcka për të furnizuar me ujë të gjithë shqiptarët, duke patur parasysh potencialet e vendit në këtë fushë.

“Këto vite janë bërë përpjekje serioze për përballje me problemin kompleks të furnizimit me ujë. 98 përqind e shqiptarëve furnizohen rregullisht me ujë, 2 përqind nuk e marrin ujin. Në përqindje janë pak, por në shkallë vendi janë shumë. Qeveria do të bëjë gjithcka për të garantuar ujë 24 orë për të gjitha familjet shqiptare. Kemi një strategji për furnizimin me ujë të të gjitha familjeve shqiptare”, tha në fjalën e tij kryeministri, Sali Berisha.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Berisha: Shkolla e lartë, jo një mollë e ndaluar
Shqipëria, nuk është nga ato vende, që themelimin e shtetit e shoqëroi menjëherë edhe me ngritjen e insitucioneve të arsimit të lartë. Mediu: Kufizim prerjes së pyjeve
Prerja e pyjeve në forme ilegale, por edhe legale ka rritur ndjeshëm jo vetëm erozionin në shkallë vendi, por ka favorizuar edhe përmbytjet.
Polemikat për Panairin e Librit
Vazhdojnë polemikat mes Shoqatës së Botuesve dhe shtëpisë botuese “Dudaj” për pjesëmarrjen e kësaj të fundit në Panairin e Librit, që do të nisë në Tiranë më 9 nëntor. I harruar në një përrallë
Natyra i ka falur gjithçka, ndryshe nga shtetarët që ikin e vijnë pa u kujtuar për egzistencën e tij. Curraj i epërm është një fshat që shtrihet thellë mes malesh, një parajsë e fshehur që pak ose aspak e njohin. E megjithatë, kjo zonë përpiqet të mbijetojë duke u kapur fort pas shpresës se dikur historia do të ndryshoje, e jeta do të rikthehet sërisht në fshatin mes grykave të Tropojës. Studentët kundër MASH
Studentët e masterit shkencor të degës ‘Teoria politike’ pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës i kërkojnë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të heqë TOEFL-in si kusht për të marrë diplomën e masterit.

Lajmet kryesore

Burg përjetë Pinarit, Delijorgjit e Minxollit
Jepet pretenca për Gërdecin
Prokuroria: Zyrtari i SHISH-it u vra
KLSH, rrëzohet propozimi i Topit
Taksat, Rama si Obama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›