Mbahet tryeza për problematikën me monumentet e kulturës
Dhjetë vjet më parë Fatos Lubonja dhe Artan Shkreli botuan librin "Trashëgimia në rrezik". Dhjetë vjet më pas, shumë nga monumentet asokohe të rrezikuara, tashmë janë zhdukur dhe bëjnë pjesë vetëm në kujtesën e një brezit.
Me shqetësimin qytetar se tranzicioni i zgjatur shqiptar, vazhdon të bluajë pjesë pas pjese trashëgiminë e mbetur u mblodh një tryezë e rrumbullakët dedikuar problematikës së rrezikut të monumenteve të kulturës në mjediset e ish institutit të monumenteve te kultures vijoi nën drejtimin e drejtuesit të Qendrës Kombtare të Trashëgimisë Artan Lame.
Kjo tryezë e mbështetur nga Fondacioni Soros, mbërriti edhe nga refleksioni i disa shkrimeve problemore si ai i drejtorit të përgjithshëm të radiotelevizionit "Ora News" Alfred Peza titulluar "Grabitja e Shqipërisë".
Drejtuesit e tryezës evidentuan si shkaqe të problematikës
procesin e decentralizimit, krizën ekonomike dhe varfërimin e popullatës, buxhetin e ulët për mirëmbajtjen e monumenteve si dhe opinionin publik të paformatuar.
Tryeza shumplanëshe e drejtuesve të mediave vizive dhe të shkruara, shoqatës së ndërtuesve, arkitektëve dhe aktorëve të shoqërisë civile
dhe specialistëve të monumenteve konvergoi në krijimin e një promemorieje e cila do t'iu drejtohet Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Kolonat e promemories janë evidentimi i monumenteve të mbijetuar në dy dekada, si dhe mbrojtjen apo shpëtimin e pjesës së mbetur të afro 6 mijë monumenteve të kulturës në shkallë vendi.