E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trashëgimia kulturore në rrezik

Me teper se 6 mije monumente kulturore ne territorin shqiptar ndodhen ne rrezik te vazhdueshem per tu zhdukur.....faji per kete ....ashtu si ne kohet biblike askush nuk mund te shpetohet... qe nga shteti e deri te ndergjegja qytetare e munguar.....!

Nje grup intelektualesh ose sic e quajne ata veten, dashamires te trashegimise kulturore jane ndalur dhe kane ngritur zerin per kete trashegimi te rrezikuar sot madje me shume se 20 vjet me pare. Situata konsiderohet dramatike jo vetem nga iniciatori i kesaj tryeze Artan Lame qe synon te konkretizoje veprimet e veta permes nje promemorie drejtuar institucioneve por edhe me padi gjyqesore te ngritura ndaj te gjithe atyre qe demtojne trashegimine kulturore.

"Situata e trashegimise kulturore shqiptare ne kete fillim shekulli te ri eshte fakti qe gjendja e trashegimise tone kulturore eshte nje gjendje vertete dramatike", thote Artan Lame, Qendra shqiptare e trashegimise.

Teksa faji eshte lene jetim po keshtu ka ndodhur edhe me shume monumente. "A kemi ne ndergjegje per keto gjera, a kemi ne ndjeshmeri ndaj trashegimise kulturore?", u shpreh Fatos Lubonja. Nderkaq theksi gjate diskutimeve ne tryezen “Trashegimia e rrezikuar” eshte vene edhe tek ndryshimet qe pritet ti behen ligjit per trashegimine kulturore. "Nje nga kontributet e ketij takimi mund te ishte dhe kerkesa per nje studim me te detajuar dhe me te sakte te rruges qe sheh sistemi i trashegimise shqiptare ne te ardhmen e afert", tha Lorenc Bejko, Qendra Nderkombetare e Arkeologjise.

Nje tjeter fenomen qe ndikon ne gjendjen e monumenteve jane edhe ndertimet pa leje qe synohet tu vihet fre. "Vazhdon ne disa zona me rendesi shume te larte arkeologjike, si zona e kalase se Lezhes, ku ndodhet varri i heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeut, kalaja e Krujes", tha Gjergj Bojaxhiu, drejtor i Inspektoriatit te Ndertimit.

Ne kushtet e krizes ekonomike eshte trashegimia kulturore ajo qe preket nga shkurtimi i fondeve....nderkohe qe kjo tryeze synon institucionalizimin, listimin e objekteve ne rrezik dhe hapa konkrete per ruajtjen e trashegimise kulturore.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›