E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbante armë zjarri pa leje/ Arrestohet 42-vjeçari në Mamurras, i gjendet edhe një sasi kokaine

Një 42-vjeçar është arrestuar në Mamurras në kuadër të operacionit policor të koduar “Alias”.

Gjatë kontrollit në hotelin ku 42-vjeçari qendronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë.

Ndërsa gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.

Policia sekuestroi armën e zjarrit me krehër dhe fishekë, sasinë e kokainës dhe 2 celularë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›