E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Zgjidhet zëvendëskryetarja e Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm

Iliba Bezati u zgjodh ditën e sotme zëvendëskryetare e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë.

Gjyqtarët që kandiduan për t’u zgjedhur në funksionin e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Apelit e të Juridiksionit të Përgjithshëm, ishin gjyqtarja Iliba Bezati dhe gjyqtari Fatri Islamaj.

Gjyqtarët e panishëm në mbledhje dhe që votuan, ishin Valdete Hoxha, Fuat Vjerdha (on line), Miranda Andoni, Irena Brahimi, Astrit Kalaja, Elona Toro, Valbona Vata, Qemal Zaimi, Iliba Bezati, Genti Shala, Edlira Petri, Fatri Islamaj, Lutfije Celami, Brikena Ukperaj, Marsela Pepi, Irida Kacerja, Alma Ahmeti, Alma Kolgjoka, Ornela Naqellari, Marsela Dervishi, Genti Dokollari, Dritan Hasani, Enkela Vlora, Anila Karanxha, Arta Duka, Elona Mihali, Sokol Pina dhe Diamela Goxhaj.

Në përfundim të votimit, me 18 vota pro, u shpall fituese e kësaj gare znj. Iliba Bezati, e cila do të ushtrojë detyrën e Zëvendëskryetares për një mandat tre vjeçar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›