“Sporti për të gjithë”, Kariqi: Më tepër vëmendje nga shteti

Mungojnë dukshëm politikat përbashkuese për të zhvilluar "sportin për të gjithë", nga ana e Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Federatës dhe pushtetit lokal. Kështu deklaroi Albert Kariqi, anëtar i Federatës së Sportit për të gjithë, ku më tej në fjalën e tij shtoi se vemendja e shtetit është e përqëndruar vetem tek sporti profesional, dhe se tek ai për të gjithë është lënë tërësisht pasdore.
Për të nxitur zhvillimin e sportit për të gjithë u organizua një konferecë, ku në qëndër ishte vendosja e urave të bashkëpunimit ndërmjet partnerëve, për implementimin e lëvizjes sport -port për të gjithë. Në referimet e tyre specialistë e cilësuan apsurde reduktimin e orëve të Edukimit Fizik,nëpër shkollat e mesme, në një kohë ku sipas tyre, të gjitha vendet perëndimore po i shtojnë ato.