E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbappé-Hakimi, “luftë” në distancë

Është një Mbappé goleador, i cili shënon me vazhdimësi dhe vendos rekorde të reja pothuajse sa herë që del në fushë. Ekziston një Mbappé kundër sistemit që kundërshton sponsorët që nuk janë në përputhje me imazhin e tij dhe bojkoton intervistat pas ndeshjes. Ekziston një udhëheqës teknik Mbappe i një France gjithnjë e më ambicioze dhe i vendosur për të marrë një yll të tretë në fanellë. Dhe kështu është edhe një profet Mbappe, i cili në kohë të mëparshme kishte parashikuar gjithçka ose pothuajse gjithçka, duke folur me mikun e tij Hakimi, shok skuadre tek PSG, me të cilin më pas ndan edhe një pjesë të madhe të kohës së lirë. Megjithatë, të mërkurën dy parisienët do të përballen në fushë dhe vetëm një do të mbetet në finale, të cilën francezi nuk ka ndërmend ta humbasë.

Mbappe e shpjegoi në fillim të kompeticionit: “Ne jemi këtu për të fituar, jam përgatitur për këtë, i gjithë sezoni im synonte të shkoja në Kampionatin Botëror në mënyrën më të mirë të mundshme”. E pamë në fushë: 5 gola dhe shumë klas, për ta shtyrë Francën sa më larg. Por përgatitja mentale mund të ketë filluar që në janar. Në fakt, një video profetike është rishfaqur.

Stadiumi i Education City, muaji janar, grumbullimi i PSG-së. Në fushë janë Kylian dhe shoku i tij Achraf. Mbappe e admiron impiantin dhe i drejtohet kamerës e cila i filmon, pak ironike dhe pak serioze, duke menduar pikërisht për Botërorin, për Botërorin e tij në Katar: “Ne do të mundim Tunizinë dhe më pas do të jetë radha e Marokut. Dhe do të më duhet të shkatërroj shokun tim Hakimi. Do të më thyhet zemra, por futbolli i tillë është”.

Dhe poshtë një buzëqeshje provokuese ndaj marokenit. Sigurisht, ish-zikaltëri nuk e lë veten të trembet dhe i përgjigjet: “Por unë do të të shkelmoj”. Një vit më vonë, të paktën një pjesë është realizuar. Franca mund të mos e ketë mundur Tunizinë, por ka dalë e para në grup. Dhe tani përballet me Marokun, çuditërisht, por jo për Mbappé. Mbetet për të mësuar të mërkurën se kush do të qëndrojë në ring në stadiumin Al Bayt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›