E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbappé dhe fyerja brutale e Walker, imazhi i ri skandalizon

Në prag të çerekfinales mes Francës dhe Anglisë, Kyle Walker, mbrojtësi i Manchester Cityt, kishte nisur sfidën ndaj Kylian Mbappé: “Ai sigurisht nuk do të gjejë një tapet të shtrirë për të”. Nga fjalët, mbrojtësi anglez kaloi në veprim, duke bërë një ndeshje të kujdesshme dhe duke treguar përqendrim të madh,  që nga tuneli që fut lojtarët brenda fushës së lojës.

Pamjet nga kamerat e vendosura në ambjentet e brendshme tregojnë sulmuesin francez që tenton të shtrëngojë dorën me mbrojtësin anglez. Walker, pas një vështrimi të shpejtë dhe të kuptuarit e synimeve të kundërshtarit, u kthye në anën e kundërt, duke refuzuar përshëndetjen e Mbappes. Videoja (e cila përfundon me një të qeshur të turpshme nga sulmuesi i Paris Saint Germain) u bë menjëherë virale në internet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›