E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbappé pranë Këpucës së Artë, Reali u jep lamtumirën Ancelottit e Modric: 2-0 ndaj Real Sociedad

Mënyra më e mirë për të celebruar dy legjenda të klubit. Real Madrid mposhti Real Sociedadin 2-0 në ndeshjen e fundit të ligës të luajtur në një Santiago Bernabeu që i bëri nderimet e merituara Carlo Ancelotti dhe Luka Modric (dhe gjithashtu Lucas Vazquez).

Një fitore e merituar, e arritur falë urisë për gola të Kylian Mbappe, i cili shënoi dopietw. Fillimisht humbi penalltinw, por më pas e ktheu në rrjetë tentativwn e dytw, më pas dyfishoi rezultatin me asistimin e Vinicius.

Sulmuesi francez po i afrohet më shumë Këpucës së Artë, çmimit të rezervuar për golashënuesin më të mirë në kampionatet evropiane. Golat e shënuar sot i lejojnë të kalojë Victor Gyokeres në krye të listës, i vetmi që mund ta kalojë është Mohamed Salah.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›