Norris niset i pari në Monte-Carlo, e ndjek Leclerc

Pole position dhe rekord i pistës për Lando Norris në provat zyrtare të zhvilluara të shtunën në Monte Karlo, të vlefshme për Çmimin e Madh të Monakos. Pas tij niset piloti vendas, Sharl Lëklerk.
Pole position për Lando Norris në kualifikueset e Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1. Tregon forcën McLaren falë një paraqitjeje të nivelit të lartë të pilotit anglez që ndal kronometrin në xhiron e tij të shpejtë, në kohën 1’09’’954, që përbën edhe një rekord të pistës në Monte Karlo. Tani piloti i McLaren është kandidat i fortë për të fituar garën e së dielës, por rregulli i ri, që i detyron të gjitha skuadrat të bëjnë dy ndalesa në bokse, mund të ndryshojë gjithçka.
Provoi me gjithçka edhe Charles Leclerc, autor i një xhiroje fenomenale që e ka vendosur në vendin e dytë në nisje, me vetëm 109 të mijëtat larg kohës së liderit të garës. Në vijën e dytë të nisjes janë një McLaren tjetër dhe një Ferrari, me Piastrin dhe Hamilton.
I pakënaqur Verstappen që nuk shkon më shumë se vendi i pestë. Shumë të pafat ishin pilotët e Mercedesit, me Antonellin që përplaset në muret mbrojtëse që në sesionin e parë të kualifikueseve për shkak të një gabimi, ndërsa Russell niset nga vendi i 14 për një problem teknik.