E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbappe te Reali, vjen përgjigja e Perez: Po, por…

Pas largimit të një legjende si Benzema, Real Madrid po kërkon një qendërsulmues të denjë për të marrë një trashëgimi kaq të rëndë. Harry Kane i Tottenham është në pole position për të forcuar sulmin e ‘blancos’, por tifozët ende ëndërrojnë që Kylian Mbappé të zbarkojë në Bernabeu dhe njëri prej tyre e pyeti drejtpërdrejt Florentino Perez për këtë.

“A do të nënshkruajë Mbappé për ne?” është pyetja që i drejtohet presidentit (i cili tashmë e ka marrë Bellinghamin nga Dortmund për një shumë monstruoze) në një video të postuar në rrjetet sociale, e cila shpejt u bë virale për shkak të përgjigjes së marrë në këmbim: “Po, por jo këtë vit” fjalët e Florentino-s, i cili ndezi ​​menjëherë tifozët e zhgënjyer të Realit verën e kaluar, kur francezi preferoi të rinovonte kontratën me PSG-në, pavarësisht ofertës nga Madridi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›